Trajneri Zinedine Zidane ka zyrtarizuar largimin e tij si trajner i Real Madridit pas dy viteve e gjysmë të kaluara në krye të klubit Mbretëror.
Zidane ka mbajtur konferencën e lajmëruar më herët për në orë 13:0 në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili dha fjalën për trajnerin Zidane.
Aty trajneri francez ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka bërë zyrtare largimin e tij nga Real Madridi.
“Unë kam vendosur të mos vazhdoj më si trajner i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë.
“Është një çast i çuditshëm, por ky ekip ka nevojë për një ndryshim për të mbajtur ecurinë e fitoreve”.
“Ky klub ka nevojë për një tjetër fjalim, një metodologji tjetër të punës dhe për këtë arsye e kam marrë këtë vendim”.
“E dua shumë Real Madridin dhe presidentin që më dhanë mundësinë me menaxhu ekipin e ëndërrave”, përfundoi trajneri francez.
Ndryshe, Zidane në dy vite e gjysmë si trajner i Real Madridit ka fituar plot nëntë trofe, ku përfshihen edhe tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga. /Telegrafi/
🎙💬 You can follow Zidane's press conference LIVE on our YouTube channel. 👇 #RealMadrid https://t.co/kkRon620nJ
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 31, 2018