Site icon Telegrafi

Zyrtare: FFK njofton largimin e përzgjedhësit Primoz Gliha

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha.

Përfaqësuesja e Kosovës ka përjetuar edhe një kampanjë dështuese për t’u kualifikuar në një Kampionat Evropian apo Botëror.

E fundit është kampanja për eliminatoret në Euro 2024, ku Kosova përfundoi e pesta në Grupit I me vetëm 11 pikë nga 10 ndeshje.

Dardanët lanë pas vete vetëm Andorrë, ndërsa përfunduan pas Rumanisë, Zvicrës, Izraelit dhe Bjellorusisë.

Lexo po ashtu Eliminatore me lloç, ku edhe përfunduam në lloç – nga ëndrra për Euro 2024 në vendin e pestë!

Kështu, me të përfunduar cikli kualifikues, FFK ka njoftuar shkarkimin e sllovenit Primoz Gliha.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha”.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse”.

“Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/


Exit mobile version