Site icon Telegrafi

Zyrtare: Rudi Garcia largohet nga Marseille, disa kandidatë me emër për ta zëvendësuar

Rudi Garcia  e ka zyrtarizuar largimin nga Olimpique Marseille, duke treguar në konferencë për shtyp se dorëheqja e tij është u pranua nga presidenti Jacques-Henri Eyraud.

Ai largohet nga Marseille pas tri viteve qëndrim.

“Vendosa të largohet nga Marseille dhe vendimi im u pranua nga presidenti”, ka thënë ai.

Trajneri arriti në tetor të vitit 2016 nga Roma dhe në sezonin e parë arriti të pësojë vetëm 12 humbje.

Ai luajti edhe në finalen e Ligës së Evropës, që e humbën kundër Atletico Madrid.

“L’Equipe” ka bërë me dije se klubi ka krijuar një listë me disa emra për të marrë drejtimin e skuadrës.

Laurent Blanc dhe Rafa Benitez, shihen si më të favorizuarit.

Aty ka edhe emra si Andre Villas-Boas, Gabriel Heinze, Jose Mourinho, Leonardo Jardim e Claude Puel. /Telegrafi/

Exit mobile version