Site icon Telegrafi

Zyrtare: Rashkaj bëhet me klub të ri

Anel Rashkaj edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit finlandez.

30-vjeçari është bashkuar me klubin finlandez SJK Sinajokin, skuadër e cila bënë pjesë në elitën e futbollit në Finlandë.

Vet Rashkaj pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se është shumë i lumtur që ka arritur marrëveshje me SJK.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje me SJK. Gjithçka duket se është shumë profesioniste këtu dhe unë kam dëgjuar shumë për këtë skuadër”.

“Mezi po pres t’i tregoj aftësitë e mia dhe premtoj se do të punoj shumë çdo ndeshje”, ka deklaruar Rashkaj.

Kujtojmë se edicionin e kaluar mesfushori prizrenas ishte pjesë e skuadrës suedeze AFC Eskilstuna.

Vlen të theksohet se te kjo skuadër luan edhe Mehmet Hetemaj që është kapiten dhe mesfushori tjetër nga Kosova Arijanit Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version