Telegrafi

Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me Emannuel Egbon

Me një komunikatë për shtyp, FC Prishtina ka njoftuar e ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, nigerianin Emmanuel Egbo.

Egbo e mori Prishtinën pas largimit të Debatik Currit, por nuk arriti që të përmbush objektivat e klubit. Së bashku me Egbon është larguar edhe trajneri Eldiano Topi.

“Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”.

“Kryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25) duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës”, thuhet në njoftim.

Prishtina ka kohë që po kërkon trajner të ri, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim./Telegrafi/