Ashtu siç pritej, Andrea Pirlo do të bashkëpunojë me Igor Tudorin si asistent-trajner i tij te Juventusi, ndërsa Roberto Baronio dhe Antonio Gagliardi janë angazhuar si bashkëpunëtorë teknikë.
Marrëveshja veçmë ishte përmendur në komunikatën e Hajdukut të Splitit që e konfirmoi largimin e ish-mbrojtësit të Zonjës së Vjetër nga klubi kroat.
Është një angazhim intrigues, kur kihet parasysh se Pirlo nuk ka përvojë si trajner, ndërkohë që Tudor ka drejtuar skuadra, si Hajduk Split, PAOK, Karabukspor, Galatasaray dhe Udinese.
Madje është raportuar se strategu kroat e ka paguar një të tretën e klauzolës prej 450.000 eurosh, në mënyrë që ta shkëpuste kontratën me Hajdukun. Kroati kthehet në Torino, ku ka luajtur si mbrojtës gjatë viteve 1998-2005.
Baronio dhe Gagliardi do të jenë bashkëpunëtorë teknikë, kurse Paolo Bertelli kthehet në krye të përgatitjeve sportive, së bashku me Andrea Pertusio dhe Enrico Maffei.
Claudio Filippi dhe Tommaso Orsini punojnë me portierët, derisa Riccardo Scirea, Domenico Vernamonte dhe Giuseppe Maiuri janë angazhuar si analistë të ndeshjeve.
Juventusi do të fillojë përgatitjet parasezonale nesër (e hënë) në Torino. /Telegrafi/