Trajneri Julian Nagelsmann është larguar nga Bayern Munich, ndërsa në vendin e tij është vendosur Thomas Tuchel.
Kampionët rekordmen gjerman e konfirmuan ndryshimin në stol këtë të premten në mbrëmje.
“FC Bayern Munich ka liruar trajnerin Julian Nagelsmann. Kryetari i bordit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq, kanë marrë këtë vendim në koordinim me presidentin Herbert Hainer”.
Oliver Kahn: "Personally and on behalf of FC Bayern, I would like to thank Julian and his coaching team, and wish everyone the best of luck for the future."
Hasan Salihamidžić: "I am very grateful to Julian for what he has done for FC Bayern and I wish him all the best." pic.twitter.com/j9Pq1yq2GL
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 24, 2023
“Nagelsmann do të pasohet nga Thomas Tuchel. Tuchel ka një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të udhëheqë stërvitjen për herë të parë të hënën”, thuhet në njoftimin e klubit.
Thomas Tuchel will receive a contract until 30th June 2025 and will supervise squad training for the first time on Monday. pic.twitter.com/kXZGxHPXdB
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 24, 2023
Nagelsmann kishte ardhur te Bayern Munich në vitin 2021, pas aventurave të suksesshme te Hoffenheim dhe RB Leipzig.
Në anën tjetër Tuchel ishte pa ekip që kur u largua nga Chelsea. /Telegrafi/