Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mourinho dhe Tottenham kryejnë transferimin e parë këtë verë, Hojbjerg nënshkruan me Spurs

Tottenham ka nënshkruar mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg për pesë vitet e ardhshme, ndërsa ai vjen nga Southampton.

25-vjeçari i është bashkuar e klubin londinez për një shumë të pazbuluar deri tani, por mendohet të jetë diku rreth 20 milionë.

Lojtari kishte thënë se ka dëshirë që të punojnë nën Jose Mourinhon dhe të bëhet së nënshkrimi i parë i klubit të verës.

 

Hojbjerg ishte lider te Southamphton, por nuk pranoi të të nënshkruajë një kontratë të re.

Për danezin kishte interes edhe nga Evertoni, por mesfushori dëshironte të punonte me Mourinhon te Spurs, gjë që kishte bërë që marrëveshja të kryhej shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version