Site icon Telegrafi

Zyrtare: Moukoko blindohet me kontratë të re nga Dortmundi

Borussia Dortmund ka konfirmuar zyrtarisht se ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën e sulmuesit të talentuar, Youssufa Moukoko.

Moukoko ishte në muajt e fundit të kontratës së tij me Dortmundin dhe shumë klube të mëdha evropiane u vënë pas tij.

Barcelona u tha se ishte favorit për transferimin e tij, teksa lojtari pëlqehej edhe nga Chelsea, Bayern Munich, Man Utd, Liverpool, Arsenal, Neëcastle Utd dhe Real Madrid.

Lexo po ashtu Moukoko mund të rinovojë me Dortmundin, por do të ketë një “klauzolë të Barcelonës”

Megjithatë, klubi gjerman e ka bindur 18-vjeçarin për të nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbaj në Signal Iduna Park deri në fund të sezonit 2025/26.

“Borussia Dortmund dhe Youssoufa Moukoko kanë rënë dakord të punojnë së bashku deri në vitin 2026”, thuhet në deklaratën e klubit gjerman.

Pas rinovimit ka folur edhe vet sulmuesi i talentuar, i cili ka falënderuar klubet e interesuara, teksa rinovimin e ka cilësuar si vendim i zemrës.

“Isha i nderuar nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund të fundit është një vendim i zemrës. Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë dhe gjithashtu dua t’u kthej diçka atyre dhe klubit”, ka thënë Moukoko. /Telegrafi/

 

Exit mobile version