Marseille ka konfirmuar se ka huazuar Cengiz Underin nga Roma, me të drejtën për ta blerë në fund të sezonit.
Lojtari turk nuk ishte në planet e Jose Mourinhos, andaj është huazuar te skuadra franceze.
Under do të qëndrojë te klubi nga Ligue 1 për një edicion, e më pas të konsiderohet rikthimi apo shitja e tij për 12 milionë euro.
Roma po ashtu ka konfirmuar se e ka dërguar lojtarin turk në huazim, derisa ai kishte një huazim jo edhe aq të bujshëm te Leicesteri në Ligën Premier.
Kështu, Marseillie do të ketë shansin që të nxjerr më të mirën nga lojtari, pasi e shohin si zëvendësues të Memphis Depayt që ka kaluar te Barcelona si i lirë. /Telegrafi/
┈┈┈┈╭╯╰╰╰╰╰╮┈┈┈
┈┈┈┈▕╭▅╮╭▅╮▏┈┈┈
┈▕▔▔▔▔▔▔▔▔▔▔▔▏┈
╭━╮ @cengizunder ╭━╮
┃┳╯ ┈est Olympien┈ ╰┳┃
┃┣▏ ┈┈ 🔵🇹🇷⚪ ┈┈▕┫┃
╰▕▂▂▂▂▂▂▂▂▂▂▂▏╯https://t.co/Avno0JiUdI— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) July 4, 2021