Veturat janë pjesë e rëndësishme e rutinës së gjithsecilit dhe shërbejnë shumë.
Rrugëve të qytetit mund të shihni lloje të ndryshme të veturave por nuk e dini saktë se cila nga to është më e kërkuara e njëkohësisht më e shitura në Kosovë.
Sipas statistikave zyrtare të QAK-së, veturat më të shitura gjatë muajit maj dhe në top 5-she janë: Dacia dhe Skoda, më pas: Renault, Kia dhe Toyota.
- Dacia| 103 vetura
- Skoda| 80 vetura
- Renault| 58 vetura
- Kia|48 vetura
- Toyota| 44 vetura
Vlen të ceket që përgjatë këtyre dy muajve: maj dhe qershor, vetura Dacia vazhdon të jetë vetura më e shitur në Kosovë.