Douglas Maicon pas një kohe më shumë se një vjeçare ka gjetur skuadër.
Ish-mbrojtësi i Interit është transferuar te skuadra braziliane Avai FC, e cila bën pjesë në Serie A braziliane.
Anësori njihet për aventurën fantastike që kishte te Interi, ku fitoi shumë tituj.
Pastaj u transferua te Manchester City e Roma, ku nuk bëri edhe shumë.
Vlen të theksohet se nga viti 2016 ishte lojtar i lirë. /Telegrafi/