Site icon Telegrafi

Zyrtare: Llapi nënshkruan me portierin Agron Kolaj

Portieri Agron Kolaj, që në dy edicionet e fundit ishte pjesë e ekipit të Besës nga Peja, do ta vazhdojë karrierën te Llapi.

KF Llapi dhe portieri 21 vjeçar kanë finalizuar me sukses të gjitha procedurat e regjistrimit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për tre vitet e ardhshme.

“Kolaj vjen si përforcim për portën tonë pas një eksperience dy vjeçare tek ekipi pejan, Besa, tek të cilët ishte pjesë e pa diskutueshme e përbërjes startuese”.

“Ekipi ynë dhe portieri perspektiv kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës tre vjeçare. Kolaj është bashkuar me ekipin dhe është vënë menjëherë nën urdhëratë e shtabit teknik”.

“Transferimin e Kolajt e ka kërkuar tash e disa kohë trajneri Batatina, i cili i dëshiroj mirëseardhje numrit 12 të ri të skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kolaj shihet si një nga shpresat e futbollit tonë sa u përket portierëve. /Telegrafi/

Exit mobile version