Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kampionati ukrainas pezullohet, UEFA thërret mbledhje urgjente pasi finalja e Ligës së Kampionëve pritet të zhvendoset

Nuk do të ketë futboll në Ukrainë, pas pushtimit që Rusia i ka bërë këtij shteti.

Federata e futbollit të Ukrainës ka njoftuar se kampionati kombëtar është pezulluar zyrtarisht.

Përveç elitës së futbollit ukrainas, është pezulluar i gjithë futbolli pasi nuk do të luhet as në kategoritë e tjera.

Por nga kjo luftë preket edhe futbolli evropian, pasi UEFA ka vendosur që ta mbajë një mbledhje.

Lexo po ashtu Qyteti u pushtua nga forcat ruse, vjen reagimi zyrtar i gjigantit ukrainas Shakhtar Donetsk

Arsyeja që shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka thirrur mbledhje është finalja e sivjetmë e Ligës së Kampionëve që ishte e paraparë të mbahej në Saint Petersburg të Rusisë.

Duke parë situatën e tensionuar mes dy shteteve, UEFA pritet që t’ia marrë organizimin e finales rusëve dhe ta zhvendosë atë.

Për këtë arsyer presidenti i UEFA-s ka kërkuar një mbledhje urgjente të Komitetit Ekzekutiv, e cila do të mbahet nesër (e premte) në orën 10, me qëllim që të vlerësohet situata dhe të merren masat e nevojshme.

Një ndër vendimet që priten të merren është zhvendosja e finales së Ligës së Kampionëve nga Saint Petersburg në një vend tjetër, por nuk përjashtohen dhe masa ekstreme ndaj kombëtares së Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version