Cagliari ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Diego Godinin nga klubi i Interit.
Mbrojtësi 34 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, kështu që do ta vazhdojë karrierën në Serie A.
“Klubi i Cagliarit ka kënaqësinë t’ju njoftojë për transferimin e Diego Godinit nga Interi”.
“Mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar marrëveshje, e cila e lidh me Rossoblu deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Cagliarit.
Diego Godin nënshkroi për Interin në verën e kaluar nga Atletico Madridi, ndërsa largohet nga Nerazzurrët pas vetëm një sezoni. /Telegrafi/
Diego #Godín è rossoblù 🔴🔵
Benvenuto in famiglia 🥰
Bienvenido en familia 🤩
Welcome in the family 😎➡️ https://t.co/2WjE9N8tVV#bienvenidoGodin #forzaCasteddu pic.twitter.com/Lc5T4kTzFH
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) September 24, 2020