Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Trajneri i kampionëve aktual të Botës, Joachim Low ka befasuar me lënien në shtëpi të Leroy Sanes.
Sulmuesi i talentuar i Manchester Cityt ka pasur një stinor fantastik në Ligën Premier.
22-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 19 asistime në të gjitha garat këtë edicion.
Por kjo nuk i ka mjaftuar Lowit që ta lë jashtë listës finale dhe duke çuditur opinionin sportiv në Gjermani me këtë zgjedhje.
Jashtë listës ka mbetur edhe portieri Bernd Leno që pati një stinor fantastik ndërsa është ftuar Manuel Neuer, Marc-Andre Ter Stegen dhe Kevin Trapp për pozitën e portierit.
Dy lojtarët tjerë që kanë mbetur jashtë listës finale janë edhe mbrojtësi Jonathan Tah dhe sulmuesi Nils Petersen. /Telegrafi/