Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli do e vijojë karrierën e tij në Turqi tek skuadra e Fatih Karagumruk.
Klubi turk ka zyrtarizuar afrimin e Veselit i cili ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.
Veseli, tani 30 vjeç, ka bërë karrierë në vende si Anglia, Italia, Zvicëra dhe Franca, ndërkohë Turqia ështe destinacioni i pestë i tij.
📣 Karagümrük’e hoş geldin Frédéric Veseli 🔴⚫️
30 yaşındaki savunma oyuncusu Frédéric Veseli’yi 2 yıllığına renklerimize bağladık.
Arnavutluk Milli Takımının formasını 43 kez giyme başarısı gösteren Frédéric Veseli’ye ailemize hoş geldin der, yeni sezonda başarılar dileriz. pic.twitter.com/DGk9yg94TA
— VavaCars Fatih Karagümrük SK (@karagumruk_sk) July 22, 2023
Së fundmi, Veseli ishte pjesë e Beneventos, ku u aktivizua në 21 ndeshje.
Veseli luan me Shqipërisë që nga viti 2015 dhe ka 42 ndeshje.
Yeni transferimiz Frédéric Veseli, sponsor hastanemiz Liv Hospital Ulus’ta sağlık kontrolünden geçti.✅ pic.twitter.com/ELGmkHw2xc
— VavaCars Fatih Karagümrük SK (@karagumruk_sk) July 22, 2023
Te Fatih Karagumurk do të gjejë Ibrahim Dresevicin si partner të mbrojtjes. /Telegrafi/