Frederik Veseli është larguar nga Salernitana dhe elita e futbollit italian Serie A.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Beneventos, skuadër që luan në Serie B.
Veseli ishte pjesë e Salernitanes, por nuk arriti që të gjente hapësira, teksa në edicionin e shkuar luajti vetëm nëntë ndeshje në Serie A, ndërsa në këtë fillim sezoni nuk u aktivizua asnjë minutë.
29-vjeçari ka vendosur të transferohet te Benevento në Serie B, ku i janë garantuar minuta për sezonin e ri.
Skuadra italiane që bëri gara edhe në Serie A e ka nisur keq aventurën në B, ku në dy takimet e para ka marrë vetëm një pikë, teksa ka synim të rikthehet përsëri në elitë.
Te skaudra e re Veseli ka marrë fanellën me numër 55. /Telegrafi/