Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj nënshkruan me Qlirim Avdullin

Ferizaj në kërkim të mbijetesës në Superligën e Kosovës, po vazhdon me përforcime, ku së fundmi ka nënshkruar Qlirim Avdulli.

Mbrojtësi i majtë është përforcimi i dytë gjatë ditës së sotme, pasi më parë ka nënshkruar edhe Jasmin Mecinovic.

“Ju njoftojmë se FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Qlirim Avdulli”.

“Ai vjen në skuadrën tonë pas aventurës tek Malisheva, ku në vjeshtë ishte një më të mirët në pozicionin e tij. Ai dallohet për depërtimet dhe shpejtësinë në krahun e majtë, me një angazhim maksimal dhe dëshirë për t‘i ndihmuar shokëve të mesfushës e sulmit!”, shkruan faqja e Ferizajt.

Ferizaj është në pozitën e fundit me 13 pikë, gjashtë më pak se Malisheva dhe Trepça ’89./Telegrafi/

Exit mobile version