Sulmuesi i njohur pejan Fatos Beqiraj është larguar nga Dinamo e Moskës për ta vazhduar karrierën në Belgjikë te Mechelen.
Sot 29 vjeçari, Beqiraj është prezantuar para medieve belge me disa transferime të reja të ardhura në klub.
Mësohet se kontrata e sulmuesit me klubin begl është i vlefshme deri në vitin 2021.
Beqiraj edicionin e fundit ka qenë pjesë e Dinamos së Moskës me të cilët ka zhvilluar ën total 60 ndeshje, ndërsa rrugën e rrjetës e ka gjetur plotë 13 herë.
Beqiraj karrierën e ka filluar te klubi Shqiponja, ndërsa më pas kishte kaluar t Besa ku kishte bërë edhe emër.
Pas besës kapi te Buducnosti në Mal të Zi, ku shkëlqeu dhe vendosi ta veshë edhe fanellën e kësaj kombëtareje.
Beqiraj pastaj ka luajtur për Dinamon e Zagrebit disa sezone, për të kaluar edhe një vit në Kinë te Changchun Yatai.
Sulmuesi luajti në Bjellorusi te Dinamo Minsk për të kaluar pastaj te Dinamo e Moskës.
Beqiraj do të ketë punë të vështirë në Belgjikë pasi që klubi i tij i ri është në pozitën e 15-të dhe kërkon shpëtimin këtë edicion. /Telegrafi/