Fabio Capello ka ndër rrugët me klubin kinez Jiangsu Suning, pas më pak se një viti në krye të këtij klubi.
Capello e kishte marrë drejtimin e klubit në qershor të vitit 2017.
Largimi i ish trajnerit të Milanit, Romës dhe Juventusit ka ndodhur, pasi në tri ndeshjet hapëse ka marr dy humbje.
“I urojmë më të mirë z. Capellos, faleminderit për kontributin dhe të urojmë më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit kinez.
Për Capellon flitet se mund ta marr drejtimin e Arsenalit.
Suning Group është duke kryer disa lëvizje dhe pjesë e kësaj mund të jetrë edhe largimi i drejtorit Walter Sabatini.
Kompania kineze Suning Group është pronare e klubit kinez, por edhe e Interit në Itali./Telegrafi/