Kampioni i Kosovës, Drita, ka nënshkruar me mesfushorin shqiptar, Erjon Vucaj.
Vucaj së fundmi ka qenë pjesë e Luftëtarit në ndeshjet e Evropës, ndërsa kampionatin e shkuar luajti për Vllazninë.
Lojtari ka luajtur disa nga klubet më të mëdha në Shqipëri, si Tirana, Flamurtari Laçi e Vllaznia.
“Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me Erjon Vucaj, lojtar që vjen nga kampionati nga shqiptar”.
“Vucaj luan në pozitën e mesfushorit ku së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës”.
“Mirë se vjen Erjon! Nuk do të ndalemi me kaq!!!”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Vucaj në vitin 2012 kishte marrë edhe një thirrje nga Kombëtarja A me Gianni de Biasin, por nuk ishte paraqitur në atë miqësore kundër Moldavisë.
Mesfushori është 27 vjeç dhe do t’i ndihmojë shumë Dritës në rrugën e saj drejt mbrojtjes së titullit. /Telegrafi/