Telegrafi

Zyrtare: Drita dhe Agim Zeka, ndajnë rrugët

Erdhi me shumë bujë në afati kalimtar veror, por Agim Zeka nuk ka arritur të gjejë vetën te Drita.

Sulmuesi anësor luajti shumë pak, ndërsa tani klubi ka konfirmuar se janë ndarë me lojtarin.

“Klubi ynë ka mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, për çka falënderojmë futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin”.

“Zeka u transferua në afatin kalimtar të verës nga Austria Viena, Bundesliga austriake. Suksese Agim!”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Zeka ka luajtur për klube si Skënderbeu, Lille, Varzim, Leixoes, Fortuna Sitartd, Mouscron dhe Austria e Vjenës. /Telegrafi/