Romeo Beckham ka bërë një kalim mahnitës huazimi te skuadra e Ligës Premier, Brentford nga klubi që është nën pronësinë e babait të tij në MLS, Inter Miami.
Djali i Davidit u stërvit me skuadrën e elitës së futbollit anglez, pasi sezoni në ligën amerikane ka përfunduar.
Brentford tani ka konfirmuar se Romeo do t’i bashkohet ekipit të tyre B në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit.
✍️ Romeo Beckham x Brentford #BrentfordB | #BrentfordFC pic.twitter.com/qEH1Pimhis
— Brentford FC (@BrentfordFC) January 6, 2023
Ky është zhvillimi i fundit befasues pasi 20-vjeçari u stërvit me ekipin B të Brentfordit në fund të sezonit të fundit MLS.
Lëvizja, që i nënshtrohet lejes ndërkombëtare, do ta shohë mesfushorin të ndihmojë skuadrën e Neil MacFarlane.
🗣 Romeo Beckham: “It’s a very exciting place to be”
Hear from the latest #BrentfordB recruit who is looking forward to continuing his development with the young Bees ⬇️#BrentfordFC pic.twitter.com/78d1xqqZYb
— Brentford FC (@BrentfordFC) January 6, 2023
“Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi ai. “Ishte një sezon argëtues (në ShBA) dhe pati shumë ulje-ngritje, por jam i emocionuar që vij këtu dhe shoh se çfarë mund të bëj”.
“Kam ardhur këtu në fillim për të qëndruar në formë derisa të fillojë sezoni atje. Ata (MacFarlane dhe ndihmës trajneri Sam Saunders) më kanë ndihmuar masivisht gjatë dy muajve të fundit dhe jam i emocionuar të shoh se çfarë tjetër mund të më ndihmojnë për të përparuar vërtet në futboll”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/