Site icon Telegrafi

Zyrtare: Di Maria kthehet te Benfica pas 13 vitesh

Angel di Maria është kthyer te Benfica pas 13 vitesh të kaluara në disa nga klubet më të mëdha evropiane.

Në vitin 2010 ai u largua nga Da Luz për t’iu drejtuar Real Madridit pasi mbretërit paguan 33 milionë euro.

Në periudhën e tij të parë me Benfican ai fitoi tre tituj: një kampionat dhe dy Kupa të Portugalisë.

Ai kishte shënuar 15 gola dhe kishte dhuruara 28 asistime në 121 ndeshjet kur luajti në Portugali, ku kishte kaluar në vitin 2007 nga Rosario Central.

Benfica pagoi për të 8 milionë euro në atë kohë, ndërsa tani e kthen falas.

Lexo po ashtu Ata tashmë janë lojtarë të lirë: Futbollsitët më të vlefshëm që janë pa kontratë

Ai ka nënshkruar për një sezon me Benfican, ndërsa një vit më parë luajti te Juevntusi, pas aventurave te PSG dhe Man Utd. /Telegrafi/

Exit mobile version