Zyrtarë dhe biznesmenë amerikanë në Kosovë, pamje nga takimi me presidenten Osmani
Elfije Boletini
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshëm amerikanë (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në këtë takim i pranishëm ishte dhe ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Telegrafi ju sjell fotografi nga ky takim, që u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, ky delegacion do të takohet gjatë ditës së sotme edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier para takimit me delegacionin amerikan /Foto: Ridvan Slivova/Zyrtarë dhe biznesmenë amerikan në takim me presidenten Osmanin / Foto: Ridvan SlivovaPresidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier gjatë takimit me delegacionin amerikan /Foto: Ridvan Slivova/Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier gjatë takimit me delegacionin e lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane /Foto: Ridvan Slivova/Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier gjatë takimit me delegacionin amerikan /Foto: Ridvan SlivovaPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier gjatë takimit me zyrtarë dhe biznesmenë amerikan /Foto: Ridvan Slivova