Site icon Telegrafi

Zyrtare: De Gea i kthehet futbollit, nënshkruan me Fiorentinën

David De Gea ka kaluar testet mjekësore te Fiorentina dhe ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Portieri kishte më shumë se një vit jashtë fushave, pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi në qershor 2023 dhe ai nuk mundi ta gjente një projekt të përshtatshëm për vitin në vijim.

Kjo ndryshoi këtë verë, pasi ai ishte në bisedime me disa skuadra të Serisë A, përfshirë Genoa dhe Monza, përpara se të binte dakord për kushtet personale me Fiorentinën.

 

Spanjolli iu nënshtrua testeve mjekësore sot në Firence dhe e hodhi firmën në letër.

Raportohet të jetë një kontratë njëvjeçare me pagë 1 milion euro plus bonuse, me një opsion për të zgjatur dyfishin e pagave në 2025-26.

Lexo po ashtu De Gea është shumë afër marrëveshjes me klubin e madh të Serie A

Ish-portieri i Atletico Madrid do të mbushë 34 vjeç në nëntor dhe ka 45 paraqitje për të parët për Spanjën. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version