Wolverhampton Wanderers ka konfirmuar se ka transferuar Matheus Cunhan nga Ateltivo Madridi.
Lojtari do t’i bashkohet klubit nga Liga Premier më 1 janar në formë huazimi, derisa mund të bëhet lëvizje permanente në bazë të disa kushteve.
“Matheus Cunha do të bëhet nënshkrimi i parë i Julen Lopeteguit si trajner kryesor i Wolves, duke u bashkuar në huazim nga 1 janari, me leje pune”, thuhet në njoftimin e Wolves.
“Reprezentuesi brazilian fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfundoi testet mjekësore më herët gjatë javës, duke finalizuar një huazim, i cili automatikisht do të bëhet një marrëveshje e përhershme deri në vitin 2027, nëse klauzola të caktuara do të ndiqen”.
“I shpejtë dhe i aftë në fazën sulmuese, 23-vjeçari i bashkohet klubit, derisa ka kaluar 18 muajt e fundit nën urdhrat e Diego Simeones te Atletico Madrid dhe ka fituar më parë si Superligën Zvicerane dhe Bundesligën”, vazhdon komunikata e tyre. /Telegrafi/
Julen Lopetegui's first addition 🤩@mathcunha20 will join on loan from January 1st, 2023 ✍️
— Wolves (@Wolves) December 25, 2022