Chelsea ka njoftuar se Pedro Rodriguez dhe Willian kanë vazhduar kontratat deri në fund të këtij sezoni.
Pandemia coronavirus që ndaloi futbollin nga mesi i muajit mars, u ka shkaktuar probleme shumë klubeve për lojtarët që u skadonte marrëveshja më 30 qershor.
Disa prej klubeve kanë arritur marrëveshje me lojtarët që të vazhdojnë kontratat deri ën fund të sezonit, e që një gjë të tillë e kanë bërë edhe The Blues.
Klubi londinez njoftoi para pak çastesh se Williani dhe Pedro kanë pranuar që të mos e lënë klubin në këtë kohë, dhe t’i mbyllin ndeshjet e mbetura.
Frank Lampard ka bindur dy lojtarët që të qëndrojnë deri në përfundim të këtij edicioni dhe ata kanë arritur një marrëveshje të tillë.
Pedro lidhet me një kalim te Roma si lojtar i lirë, ndërsa braziliani thuhet se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit, po ashtu si lojtar i lirë. /Telegrafi/
An update on the contract situation of Willian and Pedro… 👊
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 23, 2020