Fabio Cannavaro zyrtarisht është trajner i Guangzhou Evergrande Coach, pasi u nda nga Tianjin Quanjian këtë javë.
Javë më parë u konfirmua se Paulo Sousa do ta marr drejtimin e Tianjin, ndërsa edhe Cannavaro tashëm ka bërë hap tjetër në Superligën kineze.
Ky është një kthim për ish-mbrojtësin në këtë klub, pasi që kishte punuar edhe më parë në Guangzhou.
Sot dua t’ju njoftoj se jam trajner i ri i Guangzhou Evergrande FC”.
“Jam krenar që kthehem te Guangzhou, është një mundësi e shkëlqyer”.
“Jam duke shikuar përpara për sukseset në sezonin e ardhshëm. Kurrë mos thuaj lamtumirë”, ka shkuar Cannavaro.
Ai do ta pasojë Luiz Felipe Scolarin në këtë post. /Telegrafi/
https://twitter.com/asaikana/status/928463022049206272