Telegrafi

Zyrtare: Calafiori më në fund i bashkohet Arsenalit

Pas më shumë se një muaji spekulime, ajo që duket si një nga marrëveshjet e verës është përfunduar.

Arsenali ka kompletuar nënshkrimin e Riccardo Calafiorit nga Bologna.

Mbrojtësi do të veshë fanellën me numrin 33 për Topçinjtë dhe ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me klubin.

Drejtori sportiv Edu tha për faqen e tyre zyrtare: “Ka qenë një përpjekje e madhe ekipore në kompletimin e këtij transferimi dhe ne mirëpresim Riccardon në familje”.

“Ne e identifikuam Riccardon si pjesë të strategjisë sonë për të nënshkruar lojtarë që përshtaten me profilin tonë dhe do të përforcojnë skuadrën tonë për të konkurruar në nivelin më të lartë”.

“Ai është 22 vjeç, por sjell cilësi dhe përvojë. Ai shpejt do të bëhet lojtar i Arsenalit”, thuhet më tej në reagimin e tij. /Telegrafi/