Lazio zyrtarisht ka nënshkruar me mbrojtësin e djathtë uruguaian Martin Caceres nga Verona.
Është vetë klubi i Lazios që e ka bërë zyrtare kalimin e lojtarin nga Verona në faqen e tyre.
Uruguaiani ka pasur probleme me lëndime, duke startuar në 14 ndeshje nga 20 gjithsej.
Mbrojtësi që është tani 30 vjeç luan në disa pozita të mbrojtjes.
Në Itali ai ka luajtur për Juventusin, ndërsa ka bërë karrierë edhe me skuadra si Sevilla, Barcelona dhe Juventus.
Kulmin e karrierës e ka arritur te Juventusi ku ka fituar disa trofe.
Ky shikohet si transferim i madh i Lazios, ndërsa sezonin e fundit ishte në Angli te Southampton. /Telegrafi/