Martin Caceres ka vendosur që të qëndrojë në Serie A, ku ka nënshkruar për Fiorentinën.
Ai ka kaluar si lojtar i lirë, pasi që kontrata me Lazion i kishte skaduar.
Ky është klubi i 11-të i lojtarit në karrierë, ku ka luajtur në disa kampionate.
#Caceres è un nuovo calciatore della Fiorentina.#ForzaViola #QuestaÈFirenze pic.twitter.com/itIRNA1o9L
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) August 30, 2019
Klubin e tij e kishte në sezonet 2012/2016, kur luajti për latër vite te Juve.
Mbrojtësi e nisi karrierën në Defensor, për të kaluar në vitin 2007 tek Villarreal, që më pas e huazoi për një sezon tek Recreativo Huelva.
Nga aty kaloi te Barcelona. Ai luajti edhe te Sevilla, Southamton, Hellas Verona dhe Lazio. /Telegrafi/