Ballkani ka njoftuar se ka transferuar Astrit Thaqin.
Mbrojtësi 28-vjeçar i bashkohet skuadrës nga Theranda me një përvojë tejet të madhe në elitën e futbollit kosovar.
Balkani ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin.
Njoftimi i plotë i klubit suharekas (pa ndërhyrje):
WELCOME ASTRIT THAQI
FC Ballkani njofton se qendër mbrojtësi Astrit Thaqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Mbrojtësi 28-vjeçar, njohës mjaft i mirë i kampionatit tonë, vjen si një vlerë e shtuar për 2 sezone në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi!
Thaqi ka luajtur për shumë vite në kampionatin tonë, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe Feronikelit për shumë vite, ndërsa në dy sezonet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë!
Klubi i Ballkanit i uron Thaqit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.
Na priftë e mbara Suharekë. /Telegrafi/