Klubi nga Segunda Division apo La Liga 2, FC Cartagena ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku.
Sulmuesi i njohur shqiptar ka ndryshuar skuadër gjatë kësaj vere, por ka mbetur përsëri brenda futbollit spanjoll, duke nënshkruar me FC Cartagena.
“FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me lojtarin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar ekipit tonë për këtë sezon 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftim.
OFICIAL | Armando Sadiku, garra y gol para el ataque de Luis Carrión.https://t.co/untmR68I5C#BienvenidoSadiku pic.twitter.com/71JrYFL2WD
— FC Cartagena (@FCCartagena_efs) July 17, 2022
Sulmuesi 31-vjeçar transferohet te skuadra Albinegro nga radhët e Las Palmas, ku luajti në “Play-off”-in e promovimit dhe shënoi 6 gola në 26 ndeshje sezonin e fundit.
Sadiku mbërrin në FC Cartagena për të veshur fanellën e katërt në futbollin spanjoll, pasi më parë luajti edhe me skudrat, Malaga dhe Levante.
Shqiptari karakterizohet si një lojtar zone që shquhet për aftësinë e tij për të punuar në të mirë të skuadrës, për guximin dhe karakterin e tij të fortë në fushë.
Për më tepër, përkufizimi i tij në pozicionin e qendërsulmuesit e ka bërë atë gjatë karrierës së tij të shënojë gola në të gjitha skuadrat në të cilat ka luajtur, ku sezonet e tij më të mira ishin në Locarno me 22 gola në sezonin 2021/22 dhe në FC Lugano 22 gola gjatë sezonit 2022/23.
Në paraqitjet e tij në Spanjë, sulmuesi shqiptar spikati në sezonin 2019/20, duke shënuar 13 gola për Malaga në La Liga.
Në ditët në vijim, Sadiku do të udhëtojë nga Shqipëria për t’iu bashkuar Luis Carrion në përgatitjet para-sezonale që klubi po zhvillon në ambientet e La Manga Club. /Telegrafi/