Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht se ka emëruar Ange Postecoglou si trajner të ri të skuadrës.
Pas shkarkimit të Antonio Contes në mes të sezonit, Spurs vendosen ta përfundojnë edicionin me ndihmësin e tij Cristian Stellini, të cilin gjithashtu e shkarkuan disa ndeshje para fundit.
Tani kur ka përfunduar sezoni, drejtuesit e klubit londinez kanë filluar punën dhe kanë gjetur pasuesin e Contes.
Bëhet fjalë për trajnerin grek, Ange Postecoglou, i cili është rritur në Australi dhe ka edhe nënshtetësi australiane, pasi ka luajtur me kombëtaren dhe ka qenë për një kohë trajner i tyre.
“Tani që sezoni dhe të gjitha garat e kupave vendase kanë përfunduar, ne jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Ange Postecoglou si trajnerin tonë të ri të ekipit të parë”.
“Duke u bërë australiani i parë që menaxhon në Ligën Premier, Ange do të na bashkohet më 1 korrik me një kontratë katërvjeçare”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit
Ndryshe, Postecoglu vjen te Tottenhami pasi fitoi tre trofetë me Celticun në sezonin e fundit në Skoci: titullin, kupën dhe Superkupën. /Telegrafi/
We are delighted to announce the appointment of Ange Postecoglou as our new Head Coach on a four-year contract 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 6, 2023