Napoli dhe Amir Rrahmani kanë vazhduar marrëveshjes mes tyre deri në vitin 2027 me opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, ishte ndër më meritorët që Napoli u shpall kampion i Serie A.
Klubi ka njoftuar zgjatjen e kontratës me një postim në rrjetet sociale.
“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për paraqitjen sportive të futbollistit Amir Rrahmani deri më 30 qershor 2027 me opsionin e klubit për ta vazhduar atë deri më 30 Qershor 2028”, thuhet në njoftim.
🤝 Prolungato il contratto di Amir Rrahmani fino a Giugno 2027 con opzione di prolungamento da parte del Club fino al 30 giugno 2028!
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/QAv8eRGs4J
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) May 26, 2023
Rrahmani kishte kaluar në Napoli nga Hellas Verona, ku tregoi po ashtu paraqitje shumë të mira. /Telegrafi/