Llapi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin e futbollistin Albion Kurtaj.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga Podujeva bëri të ditur se ka ndarrë rrugët me lojyarin.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin pa ndërhyrje të Llapit:
??????? ?????? ??̈? ???????? ?????? ??????
KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe lojtarit, kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Albion Kurtaj.
Kurtaj u transferua tek ne në afatin kalimtar veror nga skuadra e Ferizajt dhe u paraqit në gjithsejt 39 ndeshje (32 Kampionat/5 Kupë/2 Konferencë Ligë) dhe arriti të realizoj 2 gola dhe 3 asistime.
Edhe pse kontrata ishte valide edhe për dy vite tjera, Kurtaj me vetëdëshirë kërkoi që klubi ta mirëkuptonte dhe të largohej për arsye personale, gjë që klubi nuk e refuzoj dëshirën e tij dhe u vendos që bashkëpunimi të mbyllej këtu.
KF Llapi e falenderon lojtarin Albion Kurtaj për korrektësinë, angazhimin dhe kontributin gjatë kohës sa ishte pjesë e jona si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/