Site icon Telegrafi

Zvicra publikon listën e lojtarëve të ftuar për Euro 2020 – mbetet jashtë Andi Zeqiri

Zvicra ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për Kampionatin Evropian që mbahet në këtë verë.

Gara më e madhe për përfaqësuese në Evropë fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik.

Helvetikët kanë publikuar listën me 26 lojtarë të ftuar, derisa ajo që bije në sy është se Andi Zeqiri nuk është ftuar.

Nga shqiptarët që do përfaqësojnë Zvicrën për Euro 2020 janë, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedin dhe Granit Xhakën.

Ndërkohë, dje Zvicra zhvilloi miqësore me SHBA-në, por Zeqirit nuk iu dha asnjë minutë. /Telegrafi/

Exit mobile version