Zvicra ka publikuar listën me 29 futbollistë për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ku në mesin e emrave është edhe ai i Andi Zeqirit.
Lajmi u publikua të mërkurën gjatë ditës, kur edhe u bë publike lista e përzgjedhësit të helvetikëve, Vladimir Petkovic.
Përzgjedhës Petkovic ka thënë se në listë do të mbesin 26 futbollistë, pasi tre do të largohen, pas ndeshjeve miqësore me SHBA-të dhe Haitin.
🗣️ Vladimir Petkovic zum vorläufigen Aufgebot
Vladimir Petkovic à propos de son équipe provisoire
Vladimir Petkovic sulla convocazione provvisoria#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/sVvURq6xwo
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) May 19, 2021
“Të gjithë 29 lojtarët e kanë mundësinë për ta përmbushur ëndrrën me paraqitje në Evropian. Por, paraqitja e mirë është kryesorja”.
“Më të mirët nga ky moment do të bëjnë gara për të qenë pjesë e Evropianit. Do të jenë 26 lojtarë që së bashku bëjnë një grup të fort. Disa lojtarë të rinj e kanë mundësinë për të marrë eksperiencë”, ka thënë Petkovic.
Nga 29 futbollistë janë katër portierë, 10 mbrojtës dhe 15 mesfushorë e sulmues, ndërsa befasi janë Andi Zeqiri dhe Dan Ndoye.
Zeqiri për një kohë të gjatë ka qenë synim i Federatës së Futbollit të Kosovës, por ai vendosi të luajë me Zvicrën U21 në Evropian.
Das Aufgebot für Bad Ragaz. 26 Spieler werden zur EM fahren.
La sélection pour Bad Ragaz. 26 joueurs iront à l'EURO.
I convocati per il ritiro di Bad Ragaz. 26 giocatori andranno all'EURO.
🇨🇭🆚 🇺🇸 (30.5, 20h15)
🇨🇭🆚 🇱🇮 (3.6, 18h00)#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/Er9htuq2k0— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) May 19, 2021
Po ashtu nga Zvicra janë ftuar edhe shqiptarët tjerë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. /Telegrafi/