Please enter at least 3 characters.

Zvicra fiton lehtësisht dhe vazhdon primatin në Grupin B para Portugalisë (Video)

2017/09/DI01yR-WsAA_Fw5.jpg

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi me rezultat 0-3 ndaj asaj të Letonisë.

Ashtu edhe siç pritej ky ishte një takim i lehtë për zviceranët, ku në formacionin startues kishin pesë lojtarë me shqiptarë.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Haris Seferovic në minutën e nëntë, pastaj shënoi Blerim Xhemaili (55'), i cili kishte humbur një penallti në pjesën e parë.

Dhe në fund shënoi mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez (58') nga pika e bardhë.

Ndërsa, në takimin tjetër të Grupit B fitoi edhe Përfaqësuesja e Portugalisë.

https://www.dailymotion.com/video/x5zbh6x

https://www.dailymotion.com/video/x5zbgzw

Portugezët në krye me Cristiano Ronaldon fituan ndaj Hungarisë me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në takim e shënoi Andre Silva (48') pas asistimit nga Ronaldo.

Situata në Grupin B pas tetë ndeshjeve: Zvicra pinë me 24 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 21 pikë, kurse Hungaria vazhdon në pozitën e tretë me 10 pikë, ashtu si Letonia të fundit me tre pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/TafadzwaMunemo/status/904434956021137408