Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke pranuar urime nga liderë të ndryshëm botëror dhe rajonal, për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë.
Së fundmi Kurti ka pranuar letër urimi nga zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.
“Musliu në letrën dërguar Kryeministrit shkruan se statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Musliu theksoi se është më se i bindur se kryeministri Kurti e njeh realitetin e tyre dhe për këtë uron që lidhjet të forcohen, duke e përdorur autoritetin e tij si Kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës. /Telegrafi/