Site icon Telegrafi

Zuckerberg: Meta do të shkurtojë 10 mijë vende pune

Kompania Meta që ka në pronësi rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende pune.

Ky vendim vjen disa muaj pasi gjiganti i teknologjisë largoi nga puna 11 mijë punëtorë, në nëntor të 2022-së.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka njoftuar se këto shkurtime janë “të vështira” dhe se ishin pjesë, siç e ka quajtur “Viti i Efikasitetit”.

Përveç largimit të 10 mijë vendeve të punës, 5 mijë pozita do të mbesin të paplotësuara në kompani.

Zuckerberg me anë të një letre drejtuar personelit, ekipi i resurseve njerëzore do të jenë të parët që do të preken nga këto shkurtime.

“Presim të shpallim shkurtimet e vendeve të punës në fund të prillit 2023. Në disa grupe, këto largime do të përfundojnë në fund të vitit”, thuhet në letrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version