Zoom Video Communications u ndërpre për mijëra përdorues të enjten, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector.com.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky aplikacion pati gati 10,000 incidente të njerëzve që raportuan probleme me platformën e transmetimit audio, sipas Downdetector.
Dhe ndërprerja ka mundur të prekë një numër më të madh përdoruesish.
Zoom ka thënë se funksioni i telefonisë po përballej me “performancë të degraduar”.
Megjithatë, kompania nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese të Reuters për “sqarime të mëtejshme”. /Telegrafi/