Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit shpëtojnë 28 persona të ngecur me kokë poshtë në një park argëtimi në SHBA

Zjarrfikësit kanë shpëtuar 28 persona të cilët kishin ngecur në një lartësi 100 metra në një park argëtimi në Oregon, SHBA.

Bëhet e ditur se njëri nga ta është dërguar në spital.

Megjithatë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Portland Fire and Rescue tha se zjarrfikësit punuan me inxhinierë në parkun Oaks, i cili u hap për herë të parë në 1905, për të ulur personat, dhe se ekuipazhet ishin përgatitur për të kryer një shpëtim me litarë nëse do të ishte e nevojshme.

Siç raportohet, stafi i parkut thirri menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën rreth 25 minuta më vonë.

Parku tha se do të punojë me inspektorët shtetërorë për të përcaktuar shkakun e ndalimit.

“Dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë më të thellë për reaguesit e parë dhe stafin tonë për marrjen e masave të menjëhershme, duke çuar në një rezultat pozitiv sot, dhe për pjesën tjetër të mysafirëve që ndoqën me shpejtësi udhëzimet për të liruar parkun për t’i hapur rrugë urgjencës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version