Zjarri në një qendër tregtare në Dallas ka vrarë më shumë se 500 kafshë.
Qentë, macet dhe pulat ishin ndër kafshët që ngordhën nga thithja e tymit pas zjarrit, raportuan autoritetet.
Më konkretisht, 579 kafshë, shumica e të cilave ishin zogj të vegjël, ndodheshin në një dyqan kafshësh në Plaza Latina në Dallas të Teksasit, ku dje ka rënë zjarri, raporton skynews.
Zjarri u shua nga rreth 45 zjarrfikës për dy orë, tha zëdhënësi i DFR (Dallas Fire and Rescue), Jason Evans. Edhe pse flakët nuk i kapën kafshët, ato vdiqën nga thithja e tymit. Sipas Evans, qindra zogj ngordhën, si dhe pula, lloj brejtësish, dy qen dhe dy mace.
Heartbreaking update 💔
Dallas Animal Services says 579 animals died in the fire at Plaza Latina.
Firefighters were able to save some animals, doing CPR on a tortoise and reviving a dog.@CBSNewsTexas pic.twitter.com/4Xg5A2rT2x— Dawn White (@DawnWhiteNews) January 4, 2025
“Megjithë përpjekjet tona të kërkimit dhe shpëtimit, të gjitha kafshët në dyqan fatkeqësisht ngordhën nga thithja e tymit”, tha Evans.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, i cili ka dëmtuar rëndë strukturën e qendrës tregtare njëkatëshe dhe ka shembur pjesërisht çatinë. Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.
Ndryshe, Plaza Latina përshkruhet si një vend ku njerëzit mund të hanë dhe të blejnë një sërë produktesh të Amerikës Latine. /Telegrafi/