Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri në një hotel në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.
Zjarri në hotelin i cili ndodhet afër monumentit Obelisco, një nga pamjet më të njohura të kryeqytetit argjentinas, shpërtheu nga arsye ende të panjohura.
Me përpjekjet e mëdha të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk u përhap në ndërtesat e afërta. Viktima është një grua ndërsa mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Katër persona janë në njësinë e kujdesit intensiv.
Principio de incendio en el Hotel Las Naciones en Corrientes y Esmeralda La gente pidiendo ser rescatada por las ventanas. Actúan bomberos. Ojalá termine todo bien pic.twitter.com/sdbqzs2EYC
— Daniel Santa Cruz (@DSantaCruzok) February 1, 2019
Oscar Valcarce nga ekipi i emergjencës konfirmoi se 52 persona u shtruan në spital. /Telegrafi/