Site icon Telegrafi

Zinchenko ishte i nervozuar jashtë mase me eliminimin e Arsenalit nga FA Cup, ish-bashkëlojtarët te City ia dolën ta qetësonin

Oleksandr Zinchenko kishte një përplasje me ish-bashkëlojtarët e tij te Manchester City, i zemëruar pasi Arsenali u eliminua nga FA Cup.

Mbrojtësi ukrainas u kthye në Etihad për t’u përballur me ish-skuadrën e tij të premten mbrëma. Zinchenko fillimisht u pushua për ndeshjen e kupës, por u fut në lojë në një përpjekje për të nxjerr një rezultat pozitiv në pjesën e dytë.

Fatkeqësisht për Zinchenkon, ai u mposht nga ish-kolegët e tij pasi Arsenali u eliminua nga gara pas një disfate 1-0. Dhe 26-vjeçari u shfaq i tërbuar teksa kamerat e kapën duke u përplasur me yjet e Cityt pas fishkëllimës së fundit.

Lexo po ashtu Si dështoi Arsenali ndaj taktikave të thjeshta të Cityt në eliminimin nga FA Cup

Zinchenko u shfaq i mërzitur teksa shkëmbente fjalë me Ilkay Gundogan. Duke shikuar ukrainasin në sy, Gundogan qeshte dhe ishte në humor të mirë, ndërsa Jack Grealish tentonte ta qetësonte Zinchenkon.

Kamerat u fokusuan plotësisht tek ai edhe më tej, ndërsa nervoza e tij nuk kalonte, përpara se të duhej të ndalohej nga ish-shoku i skuadrës Joao Cancelo. Ruben Dias u pa gjithashtu duke qeshur ndërsa mbrojtësi i majtë u qetësua. /Telegrafi/

Exit mobile version