Telegrafi

Zidane: Bale është kthyer në formën më të mirë, golat e Ronaldos do të vijnë

Zinedine Zidane është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren prej 2-0 kundër Espanyolit.

Los Blancos triumfuan me golat e Alvaro Moratas dhe Gareth Bale për të vazhduar kryesimin në kampionatin spanjoll.

“Madje edhe pas shumë ndryshimesh, ata që hynë në lojë sot (e shtunë) luajtën shumë mirë dhe zhvilluan një ndeshje serioze. Jam i kënaqur për të gjithë”.

“Luajtëm shumë mirë dhe vazhdimisht kërkonim një gol tjetër. Gjatë rezultatit 1-0, nuk mund të qetësohesh dhe duhet të jesh së paku 2-0 për të qenë i qetë”.

“Bale i është kthyer formës më të mirë të mundshme të lojës. Jam i lumtur, sepse ai dëshironte shumë të niste nga minuta e parë dhe të shënojë përsëri”.

“CR7 është gjithmonë i gatshëm për të shënuar. Por, akoma më shumë, dëshiron t’i ndihmojë skuadrës. Ai nuk duket në ankth, nuk ka nevojë për shqetësim. Golat do të vijnë”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/