Site icon Telegrafi

Ziadin Sela jep shtëpinë e tij, si garanci për lirimin nga paraburgimi të Abdylfeta Alimit

Deputeti Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët, i cili u sulmua dhunshëm natën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, nuk ka hequr dorë aspak nga personi i sigurimit Abdylfeta Alimi, për të cilin thotë se ia shpëtoi jetën.

Edhe pse Alimi është i akuzuar për ngjarjet e asaj nate, sërish, Sela ka vazhduar që t’i del në mbrojtje.

Kësaj radhe, përmes një akti notarial, Ziadin Sela ka ofruar garanci në gjykatë, në mënyrë që Alimi të lirohet nga paraburgimi.

Sipas dokumentit, Sela e ka ofruar shtëpinë e tij në fshatin Livadhi, Strugë, si garanci për lirimin nga paraburgimi të Abdylfeta Alimit./Telegrafi/

Exit mobile version